Ferizaj

Mbrojtësi i njohur kosovar, Leard Sadriu ka testuar negativisht për Covid-19.

By FerizajPress

May 31, 2020

Klubi i madh shqiptar, KF Shkëndija ka njoftuar para pak çastesh se dy lojtarë të skuadrës së tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, pas testeve të kryera në një spital privat në Maqedoninë e Veriut.

I kontaktuar nga GazetaBlic Sport, 19 vjeçari kosovar, Leard Sadriu ka konfrimuar që ka kryer testimin për Covid-19 dhe ka marrë testin – i cili ka rezultuar negativ.

“E gjithë skuadra është testuar. Unë e kam përfunduar testimin para një dite, shkaku që është dashur të kalojë kufirin me Maqedoninë dhe kam rezultuar negativ”, tha fillimisht Sadriu.

Më pas, Sadriu shtoi se është testuar në Kosovë, ndërsa që nga dita e djeshme është bashkuar me ekipin kuqezi.

“Dje jam bashkuar me skuadrën, ndërsa testimin e kam kryer në Kosovë”, përfundoi ai.

Klubi i Shkëndijës nuk ka dhënë informacione më të hollësishme lidhur me emrat e lojtarëve të infektuar, ndërsa ka sqaruar se të prekurit janë vet-izoluar.