Lajme

Mbreti i Belgjikës uron presidentin Thaçi dhe i ofron mbështetje

By FerizajPress

April 21, 2016

Pak  javë pas marrjes së detyrës së presidentit në mënyrë zyrtare, Hashim Thaçi ka marrë edhe një urim gjatë ditës së sotme, raporton GazetaBlic.

Mbreti Filip i ka ofruar mbështetje Thaçit, duke i  uruar suksese në rrugëtimin e tij.

“Ju uroj suksese në detyrën tuaj dhe ju ofroj mbështetjen time për këto sfida që do keni para jush”, thuhet në letrën e tij.

Më poshtë, mund ta gjeni të plotë urimin e mbretit belg: Shkëlqesisë së Tij z. Hashim Thaçi Kryetar i Republikës së Kosovës PRISHTINË

Ju përcjell urimet e mia për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Kosovës.

Në vitet në vijim vullneti politik dhe përpjekjet serioze për të reformuar shtetin tuaj do të jenë të një rëndësie kyçe për të udhëhequr shtetin tuaj në rrugën e tij drejt integrimit në BE.

Ju uroj suksese në detyrën tuaj dhe ju ofroj mbështetjen time për këto sfida që do keni para jush.

PHILIPPE Mbreti i belgëve

/GazetaBlic.com/