Kultura-Arti

Mbretëria e harruar e Pablo Escobar-it (FOTO)

By FerizajPress

March 31, 2017

Në fund të viteve 1980-ta, “mbreti i drogës”, Pablo Escobar, në kulmin e karrierës së tij kriminale, kishte pothuajse 60 milionë dollarë të hyra brenda ditës dhe kishte në pronësi të tij më shumë se 800 prona. Më e famshmja nga këto ishte rezidenca e tij në Puerto Trifuno.

Megjithatë, kompleksi gjigant, i cili gjendet në bregdetin Kartagjenas, nuk e ka madhështinë dhe luksin që kishte dikur.

Së fundmi ky vend është vizituar nga shkrimtari Luke Spencer, i cili publikoi disa fotografi të kompleksit luksoz, tashmë të braktisur dhe të dëmtuar të “El Patron”.

Këtu Escobar, kishte pishina, kopshtin zoologjik personal madje edhe dushin nga ari.

Kjo tokë, e cila pas vdekjes së Escobar-it kaloi në pronësi të qeverisë kolumbiane, është lënë totalisht në harresë.