Mbledhja e kryesisë së Kuvendit do të mbahet në orën 11:00 dhe do të ketë 17 pika të rendit të ditës.
Këto janë pikat:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
- Përgatitjet për seancën plenare:
3. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
- Koha për pyetje parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-043 për faljen e borxheve publike,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-110 për Kamatvonesat në transaksionet tregtare,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-024 për Shërbimin Mjekësor Emergjent,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-066 për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Kosovës,
- Emrimi i anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave,
- Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës (votim i fshehët),
- Zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit, (votim i fshehtë),
- Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (votim i fshehtë),
- Zgjedhja e 2 (dy) anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (votim i fshehtë),
- Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Media (votim i fshehtë),
- Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e 1 (një) anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Media,
- Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga 8 (tetë) deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës,
- Debati parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputet tjerë nënshkrues lidhur me detyrimet e mundëshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
- Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave
.