Lajme

Mbi 8 mijë nxënës nesër do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës

By FerizajPress

August 26, 2016

Mbi 8.500 maturantë, të cilët nuk kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e qershorit në Provimin e Maturës Shtetërore, do t’i nënshtrohen pjesës së parë të Provimit në afatin e gushtit, nesër (e shtunë), 27 gusht 2016.

“Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami do të vizitojë nxënësit që i nënshtrohen këtij provimi në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë në ora 10:30” thuhet në komunikatën drejtuar mediave.