Në emër të organizatorëve të protestës ka folur anëtarja e FEMaktiv, Adelina Hasani, e cila tha se në bazë të një raporti rreth sigurisë së grave në hapësira publike në Prizren, del se 70 për qind e grave nuk ndihen të sigurta në hapësira publike dhe 76 për qind e tyre janë ngacmuar gjatë shfrytëzimit të këtyre hapësirave.
Ajo shtoi se gjendja vetëm sa po përkeqësohet.
Sipas saj, rasti i fundit të tentimit të përdhunimit të një gruaje në rrugën e Marashit është tejet shqetësuese, sidomos marrë parasysh heshtjen institucionale ndaj këtij rasti.
Këto raste po i largojnë gjithmonë e më shumë gratë nga shfrytëzimi i hapësirës publike.
Adelina Hasani tha se protestat do të vazhdojnë deri sa kërkesat e tyre të realizohen dhe të ketë siguri për të gjithë.