Lajme

Mbi 6 milionë dollarë dëm në ndërtimin e rrugës Tiranë -Elbasan

By FerizajPress

September 14, 2016

Nga kontrolli rezultoi se i është shkaktuar shtetit një dëm prej 2.4 milionë dollarë. Kurse 4 milionë dollarë të tjera janë shpenzime të kryera në mënyrë të papërshtatshme.

“Nga auditimi u konstatuan pagesa ndaj kontraktorëve privatë të dhëna në kundërshtim me kontratën e punimeve civile, keqmenaxhim i fondeve, me pasojë dëm ekonomik ndaj Buxhetit të Shtetit në vlerë mbi 2,4 milionë USD, si dhe shpenzime jo në përputhje me parimet e 3E-ve (efektivitetit, efiçiencës dhe ekonomicitetit) me vlerë mbi 4 milionë USD” thuhet në njoftimin e KLSH-së.