Ferizaj

Mbi 40 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza

By FerizajPress

August 12, 2021

Kuvendi i Kosovës i dha dritën jeshile Marrëveshjes Ndërkombëtare, që i hap rrugë investimit për trajtimin e ujërave të zeza, përfituese kryesore e së cilës është Komuna e Ferizajt dhe komunat fqinje.

Pas këtij vendimi, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka falënderuar deputetët për aprovimin e këtij projekti.

“Pas këmbënguljes, angazhimit, komunikimit tonë të gjatë dhe kontaktit me Qeverinë e Republikës së Hungarisë, ku muaj më parë zhvilluam vizitë zyrtare, sot, Kuvendi i Kosovës i dha dritën jeshile Marrëveshjes Ndërkombëtare, që i hap rrugë investimit për trajtimin e ujërave të zeza, përfituese kryesore e së cilës është Komuna e Ferizajt dhe komunat fqinje.Faleminderit deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe gjithë akterëve që dhanë shtytje për këtë projekt madhor” ka shkruar  Aliu.