Lajme

Mbi 40 mijë turistë kanë hyrë sot në Shqipëri nga Morina

By FerizajPress

August 25, 2018

Prefekti Kuçana u shpreh se vazhdon të rritet numri i turistëve që kalojnë pikën Kufitare të Morinës. “Sot, në fund javë ky numër është më i lartë se ditë më parë, pasi qytetarë të Kosovës dhe turistë të huaj kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Shqipëri”, tha Prefekti.

Nga të dhënat zyrtare sot nga ora 03:30 kanë hyrë në PKK Morinë 153 autobusë, 6800 automjete të vogla në total me rreth 41,670 shtetas kosovarë dhe kryesisht të huaj.

Prefekti i Kukësit Kuçana thekson se situata është mirëmenaxhuar pa krijuar pritje në radhët e pasagjerëve.