Lajme

Mbi 350 të vdekur nga përmbytjet në Indi

By FerizajPress

August 20, 2018

Përmbytjet kanë filluar në fund të muajit maj dhe sipas Agjencisë Associated Press, vetëm në 24 orët e fundit janë gjetur të vdekur 46 vetë.

Situata është tepër e rëndë në zonën e përmbytjeve, më parë një destinacion mjaft piktoresk për turistët. Lumenjtë dhe rezervuarët u tejmbushën nga shirat e rrëmbyer monsune, që përmbytën rrugë dhe shtëpi. Më tepër se 700 mijë njerëz janë zhvendosur, për t’u sistemuar në kampe të shpërndara në mberë shtetin.