Numri një i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, nga afër ka vizituar Qendrën dy të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, me ç ‘rast është takuar me Dr. Drita Lumi-Demiri. Në kuadër të kësaj qendre funksionon edhe shërbimi diabetik për personat që kanë probleme me shputën diabetike, fëmijët me diabet dhe insulinvartes.
Drejtori me këtë rast është njoftuar nga Dr.Drita Lumi-Demiri, se në këtë qendër realizohen rreth 1500 konsultime mjekësore të pacienteve me diabet, të cilët marrin trajtim medikamentoz, skrening të shputes diabetike, trajtim të ulçeres diabetike dhe probleme tjera të shputes diabetike.
U tha se çdo ditë tek çdo pacient behet matja e glikemise esull dhe pas ushqimit.
Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, ka falënderuar pjesën e stafit mjekësor të kësaj qendre, ndërkaq ka shprehur gatishmërinë për përkrahjen e fëmijëve me diabet dhe insulinvartes. Ai ka thënë se këtë kategori do ta përkrah në forma të ndryshme duke bashkëpunuar edhe me disa organizata.