Bëhet fjalë për më shumë se 100 shqiptarë etnikë nga Tetova, të cilët janë rreshtuar në politikat e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë e drejtuar nga Zoran Zaev, bën të ditur portali maqedonas Reporter.mk, transmeton zhurnal.mk.
Nga organizata komunale e LSDM-së për qytetitn e Tetovës kanë bërë të ditur se partia e Zoran Zaevit është e hapur për të gjithë qytetarët pa dallim përkatësia e tyre etnike.
“Deri më tani vetëm gjatë dy ditëve të fundit janë anëtarësuar mbi 100 shqiptarë, të cilët kanë marrë libreza të LSDM-së, besoj se ky numër edhe më shumë do të rritet”, ka deklaruar një zyrtar i LSDM-së nga Tetova.
Ndryshe, arsyet se pse shqiptarët braktisin partitë shqiptare dhe kalojnë tek partitë maqedonase janë të ndryshme. Iliri nga Tetova për Zhurnal thotë se është mirë që shqiptarët anëtarësohen në LSDM për shkak se ka kaluar koha kur shqiptarët votonin për partitë e tyre dhe nuk përfitonin asgjë.
“Mjaft më votuan për Menduh Thaçin dhe disa politikan tjerë. Ata nuk bënë asgjë për neve, por u bënë milioner. Unë tash e kamë të qartë, se pazari duhet të bëhet direkt, qoftë me Zaevin ose Gruevskin. Do të ja jap 20 vota njërit, qoftë Gruevskit ose Zaevit dhe do ta punësoj djalin. Me këtë dua që ta përcjell mesazhin tim që, edhe ne qytetarët e dimë dhe kemi nevojë për interesa personale e jo vetëm politikanët. Unë para 15 viteve kamë mbaruar fakultetin dhe nuk arrita të punësohem, kur mundet dikush të bëhet funksionarët i përjetshëm pse nuk mundem unë ” – thekson Iliri nga Tetova.
.