Ferizaj

Mbështeten 15 biznese artizanale me mjete pune, donacion nga Komuna e Ferizajt

By FerizajPress

December 19, 2019

Drejtoria për Zhvillimit Ekonomik dhe Turizëm në kuadër të qeverisë lokale të Ferizajt ka bërë sot shpërndarjen e disa mjeteve të punës për bizneset të cilat merren me veprimtari apo prodhime artizanale. Në kohën kur këto biznese përballen me sfida të tregut dhe janë në shuarje këto mjete janë një ndihmesë e mirë për ekzistencën e tyre vlerësoi drejtori për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm Zekir Bytyqi.

“Në kuadër të aktiviteteve të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik sot po bëjmë shpërndarjen e pajisje për bizneset artizanale, një veprimtari e cila është në zhdukje e sipër, ndërkaq ne sot po ju dalim në ndihmë në mënyrë që të mbijetojnë këto biznese”, ka thënë Zekir Bytyqi.

Ndërkaq, Makfire Avdiu përfitues e këtij donacioni, ka falënderuar Komunën e Ferizajt, për këtë donacion, përderisa ka theksuar se me donacionin e fituar do të ketë shumë më të lehtë punën e saj .

Bëhet e ditur se vlera e projektit të mjeteve të punës për prodhime artizanale arrin vlerën deri në 10 mijë euro, ndërkaq donacione kanë përfituar 15 biznese. Dhe në kuadër të këtij projekti janë mbështetur rrobaqepëse për veshje kombëtare, mjete pune për berber , mjete pune për gatime tradicionale e fusha të tjera të kësaj natyre.