Sport

Mbappe vjen me veprim spektakolar, tregon pse vlen 300 milionë euro

By FerizajPress

August 19, 2018

Pas përformancave të shkëlqyera në kampionatin botëror, Mbappe duket se e ka ruajtur hapin edhe në kampionatin francez. Në ndeshjen e zhvilluar dje, në kuadër të xhiros së dytë në Ligue 1, Mbappe i dhuroi fitoren skuadrës së tij me një dy golësh në minutat e fundit të ndeshjes. Gjithashtu, Mbappe vendosi rekord të ri në ligën franceze duke u bërë lojtari i parë nën 20 vjet që shenon 30  gola në kuadër të kampionatit. Ishte kjo ndeshja e parë e sezonit për ish sulmuesin e Monacos pasi në javën e parë nuk u aktivizua fare. Anash dy golëshit që kishin vlerën e tre pikëve, Mbappe dhuroi edhe një moment spektakli me një driblim fenomenal të cilin mund ta shihni në videon më poshtë. Kjo lëvizje e tij, ka bërë që ‘AS’ t’ia vendos çmimin Mbappes, duke thënë se ylli i PSG-së dëshmon se vlen 300 milionë euro./Lajmi.net/

Yesterday

pic.twitter.com/wTFFiALqUc — Chakibhamieh (@Chakibhamieh1) August 19, 2018