Sport

Mbappe tregon favoritët për Topin e Artë

By FerizajPress

July 23, 2018

Ylli francez ka përmbyllur një sezon të suksesshëm duke e fituar Kupën e Botës me kombëtaren e tij. Mbappe gjatë një interviste ekskluzive për ‘Le Parisien’, ka dhënë tre emra favorit për Topin e Artë, duke e shtuar në fund edhe emrin e tij. Ajo që është për t’u befasuar, është se Mbappe në këtë listë nuk e përfshinë bashkëvendësin e tij, Antoine Griezmann. “Mendoj se janë Cristiano Ronaldo, Varane dhe Modric, dhe për të përfunduar do ta shtoj edhe veten time”, ka deklaruar Mbappe./Lajmi.net/