Sport

Mbappe thyen rekordin 60 vjeçar të legjendës Pele

By FerizajPress

June 30, 2018

Kylian Mbappe është bërë futbollisti i parë i ri (19 vjeçar) që shënon të paktën dy herë në një ndeshje të Kupës Botërore që nga viti 1958. Talenti francez ndihmoi kombin e tij në një fitore të madhe ndaj Argjentinës me rezultat 4:3, duke shënuar dy gola në minutat 64’ dhe 68’. Me këto dy gola, Mbappe arrin rekordin e legjendës Pele. Braziliani Pele, në botërorin e vitit 1958 si tinejxher kishte arritur të shënonte dy gola në fitoren 5:2 në finale ndaj Suedisë./Lajmi.net/