Ferizaj

Mbahet turniri i karatesë ‘’Kupa e Kastriotit’’

By FerizajPress

October 14, 2017

Ferizaj.14.10.2017. Klubi i karatesë “Kastrioti” në Ferizaj, për herë të dytë ka organizuar garën ndërkombëtare të karatesë, ku në të morën pjesë mbi 300 sportistë të rajonit. Kjo garë e cila u zhvillua në ambientet e sallës “Bill Clinton” në Ferizaj, u tha se pretendohet të bëhet tradicionale.

“Kjo garë është në kalendarin e rregullt të federatës, mirëpo ne pretendojmë që do të fusim këtë garë në nivel evropian. Sot marrin pjesë garues nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Gara po rrjedh shumë mirë, aktiviteti po ecën ashtu siç e kemi planifikuar dhe mendoj që do të jetë një shembull dhe simbol i mirë për qytetin”, tha Raif Musa nga klubi ‘’Kastrioti’’. Kryetari i Federatës së Karatesë në Kosovë Ismet Krasniqi, tha se ky sport ka traditë në Ferizaj.