So është mbajtur Testi i Arritshmërisë nga ora 10:00 i mbi 196 nxënësve të klasave të nënta të komunës së Ferizajt
Sipas një njoftimi nga Ministria e Arsimit nga ky test nxënësit e klasave të nënta me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme, ndërsa për shkak të pandemisë në klasa ishin të vendosur vetëm nga 15 nxënës.
Gjatë kësaj kohe nxënësit që po hynin në Testin e Arritshmërisë në komunën e Ferizajt i ka vizituar kryetari Agim Aliu, për tu uruar punë të mbarë dhe suksese.
“Në shkollën “Tefik Çanga” të Ferizajt, në vizitë nxënësve që po i nënshtrohen sot Testit të Arritshmërisë, me urimin dhe bindjen për suksesin e realizimit të ëndrrave të tyre. Suksese gjithë nxënësve ferizajas që sot po i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë!” ka shkruar Aliu.
Ndryshe Testi i Arritshmërisë për 1960 nxënës nga komuna e Ferizajt është organizuar në nëntë qendra të testimit.
Rezultatet e Testit të Arritshmërisë pritet të shpallen më 7 qershor.