Me ftesë të Kryesueses së Kuvendit Komunal të Ferizajt,Kristina Gashi-Bytyçi sot u mbajt takimi i Komisionit për hartimin e akteve juridike, me ç’rast drejtori i Drejtorisë së Arsimit, z.Afrim Llabjani i dha sqarimet e nevojshme për Draft Rregulloren e Asamblesë Komunale për Fëmijë.
Po ashtu edhe anëtarët e këtij komisioni dhanë kontributin e tyre që të pasurohet edhe më shumë kjo draft rregullore, e cila do të jetë në diskutim publik për t’u përgatitur pastaj që të aprovohet në seancën e radhës të KK-së,njoftoi në faqën e saj në Facebook e para e Kuvendit të Ferizajt,Kristina Gashi-Bytyçi.