Ferizaj

Mbahet panairi i edukimit në Ferizaj

By FerizajPress

May 18, 2016

Nxënës të shkollave të mesme profesionale  të Ferizajt,nën organizimin e INPO-s kanë organizuar  panairin e  edukimit në Ferizaj.

Ky panair  i cili u vizitua nga nxënës të shkollave fillore kishte për qëllim  që tu ofroi më shumë njohuri  këtyre nxënësve për profilet e këtyre shkollave dhe përparësitë e shkollave profesionale.

“Qëllimi i këtij panairi  ishte që nxënësve të cilët tani kanë përfunduar klasën e IX-të tu ofrohen njohuri për shkollat profesionale në Ferizaj. Përmes këtij panairi  dhe grupeve të nxënësve nga të gjitha shkollat profesionale  jemi munduar që tu japim një pasqyrë më reale për profilet në këto shkolla,mundësit    dhe kushtet e mësimit praktik që ofrojnë këto shkolla” tha Shqiprim Lubishtani nga INPO.

Lubishtani tha se sipas një analize që kemi bërë shihet se nxënësit janë pak te njoftuar për përparësitë që ofrojnë  këto shkolla profesionale si gjatë shkollimit por edhe  mundësi të punësimit pas kryerjes së  drejtimeve profesionale, e që është problemi kryesorë për rinin tonë.

Edhe grupet e nxënësve të shkollave profesionale nga shkolla e Agrobiznesit,  shkolla  Teknike, shkolla e mjekësisë, shkolla ekonomike dhe shkolla e mesme e muzikës  përveç skjarimeve që u dhanë ata shpërndanë edhe fletushka në të cilat ishin paraqitur edhe detaje të nevojshme për drejtimet në shkollat profesionale të Ferzajt.