Ferizaj

Mbahet mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të Gafurr Limanit

By FerizajPress

April 17, 2019

Qytetarë të shumtë, përfaqësues të institucioneve të pushtetit e të subjekteve politike, familjarë e shokë kanë marrë pjesë sot në mbledhjen ekomemorative të mbajtur me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK_së dhe punëtorit të Drejtorisë së Kulturës Gafurr Limani.Me këtë rast folësit në këtë tubim e kanë vlerësuar veprimtarinë e tij prej atdhetari e punëtori të vyshëm.

Pas një sëmundje në moshën 46 vjeçare është ndarë nga jeta dje Gafurr Limani. I ndjeri ishte veteran i luftës së UÇK-së, ndërsa punoi si zyrtar në Drejtorinë e Kulturës në Ferizaj.Me këtë rast është mbajtur një tubim mortor me ç’rast folësit e kanë tipizuar si një njeri që atdhedashurinë e kishte në zemër.Në fjalën e tij, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës aë UÇK-së, Rafiz Sejdiu, nuk harroj pa e përmendur tërë atë kontribut që kishte dhënë në luftën e UÇK-së, si luftëtarë i orëve të parëve, duke thënë se këtë dhunti e kishte trashëgimi nga familja.Madje shtoi se shoqëria nuk e velrësoi si duhet ngase ju desh që të pres shumë vite derisa të punësohej në këtë drejtori.Gafurrin vdekja e gjeti në pozitën e zyrtarit në Drejtorinë e Kulturës. Drejtoresha Xhemile Murati Shabani, në fjaëln e saj tha se kjo drejtori humbi njeriun e dashur e të përkushtuar, shembullin se si duhet punuar e kontribuarInkuadrimin në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gafurri e kishte bërë që në zanafillen e themelimit të saj.Për këtë folën shokët duke thënë se ai ishte krijuar me shpirtin e një luftëtrai që asnjëherë nuk hezitoi t’i përgjigjej kushtrimit të atdheut për luftëNë emër të familjes të pranishmit i falenderoi e bija Blerina , të cilën lotët dhe emocionet e tradhëtuan nga dhimbja për babain.I ndjeri Gafurr Limani, do të varroset me nderime sot pasdite në varrezat e fshatit Komogllavë.