Ferizaj.09.01.2017. Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Ferizaj Kristina Gashi – Bytyçi ka zhvilluar mbledhjen e parë me përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin Komunal të Ferizajt. Qëllimi i këtij takimi ishte konsultimi për formimin e komiteteve obligative me që rast u vendos që në bazë të ligjit përkatës dhe fuqisë politike, Komiteti për Politikë dhe Financa të ketë këtë përbërje: 3 përfaqësues nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK); 3 përfaqësues nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK); 1 përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje! (LVV); 1 përfaqësues nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK);
Gjithashtu, në Komitetin për Komunitete do të kenë nga një përfaqësues nga forcat kryesore politike në Kuvend (PDK, LDK, AAK, LVV) si dhe 5 përfaqesues nga komunitetet përkatëse.
Në këtë mbledhje u diskutuan edhe detaje të tjera mbi organizimin më të mirë dhe transparencën e institucionit të Kuvendit. Në mbledhjen e radhës së Kuvendit do të propozohen emrat e anëtarëve për komitetet përkatëse.