Ferizaj

Mbahet mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit të Komunës

By FerizajPress

April 30, 2021

  Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, këtë të premte ka thirrur mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit.

Në këtë mbledhje është bërë rishqyrtimin i vendimit me nr.01.Nr.07 i cili ka të bëje me zëvendësimin e një anëtari të Komitetit për komunitete për respektimin e Ligjit nr.05/L-020 për Barazi Gjinore.

Poashtu u miratua edhe plotësimi ndryshimi i vendimit 01.Nr.84 të datës 27.12.2018, i cili ka të bëjë me këmbimin e pjesës së ngastrës kadastrale nr.1042-1 dhe 1042-83 të zonës kadastrale në Ferizaj.

Debat i gjatë në këtë mbledhje është zhvilluar sa i përket raportit financiar për periudhën Janar-Mars 2021. Me këtë rast, drejtorja e financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, ka thënë se gjatë periudhës Janar-Mars 2021 u inkasuan gjithsej të hyra vetanake në vlerë 1,250,423.51 euro, ndërsa vlera e inkasuar në krahasim me vlerën e inkasuar të vitit 2020 ka një ngritje prej 38.11 për qind, ndërkaq krahasuar me  realizmin e planin janë realizuar 28.11 përqind. Pikë shtesë ishte edhe pagesa për Kryetarët e këshillave të fshatrave dhe zonave urbane e paraparë me udhëzimin administrativ përkatës e që u miratua nga anëtarët e Kuvendit.

Në mbledhjen e sotme, betimin si anëtar i ri i Kuvendit në vend të asambleistit të deritanishëm Ekrem Mustafa, e bëri asambleisti i ri Flamur Istrefi nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Gjatë kësaj mbledhje   janë diskutuar edhe çështje të ndryshme që kanë ngritur anëtarët e Kuvendit të Komunës.