Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, të martën ka mbajtur mbledhjen e trete të Komitetit për Politike dhe Financa. Ai fillimisht ka bërë edhe prezantimin e pikave të rendit të ditës të cilat janë përgatitur për këtë mbledhje. Kryesuesi Guri, ka kërkuar nga anëtaret e këtij komiteti që të caktohen dy anëtarë nga Kuvendi Komunal për komisionin për ndarjen e bursave për student për vitin akademik 2016-2017. Pastaj u diskutua për propozim – vendim për destinimin e pjesës së ngastrës kadastrale 498-0 Z.K. Fshati i Vjetër për varreza. Po ashtu pikë e veçante e renit të ditës ka qenë edhe propozim – vendim për destinimin e ngastrës kadastrale 1348-0 ZK Ferizaj për raste sociale. Është diskutuar edhe për dy propozim- vendime për shpallje të interesit të përgjithshëm për ngastrën kadatrasle 595-0 Z.K. Slivovë si dhe për ngastrën kadastrale 76-0 Z.K. Tërrn, të cilat do të destinohen për varreza të këtij fshati. Anëtarët e KPF-së në këtë mbledhje kanë diskutuar sa i përket edhe propozim – vendimit për destinimin e pjesës së ngastrës kadastrale 845-0 Z.K. Koshare për Shtatore të Dëshmorit Besim Fazliu. Është diskutuar edhe për propozim – vendim për destinimin e ngastrave kadastrale 1140-3 dhe 1143-3 Z.K. në Ferizaj për ndërtimin e një shkolle. U diskutua edhe për propozimi për aprovimin e ofertës sa i përket raportit të komisionit për dhënien e tokave në shfrytëzim për konkursin e datës 14 Nëntor 2016 – Rahovicë. Me vota unanime është pranuar edhe dorëheqja e Samir Rekës, ndërsa pritet të zëvendësohet me një anëtarë nga shoqëria civile. U diskutua edhe propozim – vendimin për aprovimin e Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave 2017 – 2021. Në mbledhjen e tretë të KPF-së është diskutua sa i përket edhe propozim – vendimit për aprovimin e Rregullores Komunale, për procedurat dhe Kriteret e Vendosjes dhe Mirëmbajtjes së Përmendoreve, Busteve, Monumenteve dhe Pllakave Përkujtimore në Komunën e Ferizajt, për propozimin-vendimin për dislokimin apo zhvendosjen e rrugës në fshatin Mirash si dhe për raportin financiar për vitin 2016. Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, do të mbahet me 30 mars duke filluar nga ora 10:00.