Ferizaj

Mbahet mbledhja e tetë e rregullt e Komitetit për Politike dhe Financa

By FerizajPress

October 26, 2018

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi këtë të premte ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politike dhe Financa. Në këtë mbledhje kanw marr pjesë edhe nënkryetari i komunës së Ferizajt, Naim Ferati, drejtorë të drejtorive komunale, por edhe anëtarë të këtij komiteti të përfaqësuar nga partitë politike. Ata janë njoftuar në mënyrë të detajuar me të gjitha pikat e rendit të ditës që janë përgatitur për mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës së Ferizajt e cila do të mbahet gjatë javës së ardhshme.

Në këtë mbledhje u dha edhe një propozim – vendim për plotësimin e Komitetit për Politikë dhe Financa me një anëtar nga LVV-ja, u diskutua për propozim-vendimin për ndarjen e lokacionit për vendosjen e deponive të ngurta. U diskutua edhe për propozim – vendimin për shpallje të interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale 734-1,733-0,732-0, Z.K. Talinoc i Muhaxherëve, propozim – vendimin për shpallje të interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale 1682-0, 1683-0,1722-0, 1841-0 Z.K. Mirosalë, propozim – vendimin për shpallje të interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale 1240-0,1243-0,1244-0 Z.K. Sojevë, propozim – vendimin për shpallje të interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale 1228-0 Z.K. Komogllavë, propozim – vendimin për shpallje të interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale 655-0 Z.K. Fshati i Vjetër. Po ashtu u bë edhe propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores 01 Nr. 132 për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2019,propozim – vendimi për Miratimin e Rregullores për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale. Në këtë mbledhje të KPF-së është diskutuar edhe për raportin financiar për periudhën janar-shtator 2018. Ndërkaq pika që më së shumti ngjalli debat ishte propozim – vendimi për Miratimin e Draft Marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit dy paleshe, si dhe u bë edhe propozim – vendimi për Formimin e Komisionit për Emërtimin e Rrugëve , Rrugicave dhe Vendeve të tjera Publike në Komunën e Ferizajt, si dhe propozim – vendimi për shpërndarjen e druve të zjarrit.