Ferizaj

Mbahet mbledhja e parë e Këshillit ndërdrejtorial për zhvillimin ekonomik

By FerizajPress

February 15, 2018

Ferizaj.15.02.2018. Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit ndërdrejtorial , mekanizëm ky i formuar me vendimin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, që në kompetencë të saj do ta ketë zhvillimin ekonomik të Komunës së Ferizajt.

Në këtë këshill bëjnë pjesë drejtorët e këtyre drejtorive komunale: Drejtoria e Financave, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë , Drejtoria e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Drejtoria e Infrastrukturës, ndërkaq koordinator i këtij këshilli është caktuar zv.ministri i Financave, njëherit Këshilltari i Kryetarit të Komunës për Zhvillim Ekonomik, Mustafa Grainca.

Në këtë mbledhje të parë, ku i pranishëm ishte edhe kryetari Aliu është diskutuar për hapat që do të ndërmerren nga ky mekanizëm mjaft i rëndësishëm për hartimin dhe zbatimin e politikave ekonomike, hapa këto që do të paraqiten në një plan veprimi të këtij Këshilli.

Misioni i këtij mekanizmi institucional është të propozoj dhe ndërmarr gjitha veprimet e nevojshme për realizimin e platformës ekonomike të kryetarit Aliu. Ky mekanizëm paraqet një zotim të përmbushur të kryetarit Aliu për qeverisjen e konsultuar me profesionistë dhe ndërveprimin në mes drejtorive komunale për aplikimin e politikave ekonomike komunale që do të nxisin zhvillimin ekonomik lokal.