Ferizaj

Mbahet mbledhja e KPF-së, dërgohen 24 pika për diskutim në Kuvend

By FerizajPress

March 03, 2017

Ferizaj.03.03.2017. Të premten në Ferizaj, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, ka mbledhur anëtaret e Komitetit për Politikë dhe Financa, me ç’rast kanë mbajtur mbledhjen e dytë të këtij viti. Në këtë mbledhje është diskutuar për 24 pika të rendit të ditës, ndërsa gjerë e gjatë është diskutuar sa i përket propozim – vendim për rishqyrtimin e vendimit te datës 01 nr.16 (Vendim hapjen e shqyrtimit publik për Planin Zhvillimor Komunal). Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi dhe drejtori i urbanizimit, Faik Grainca kanë dhënë të gjitha sqarimet e nevojshme sa i përket këtij plani. U diskutua edhe për propozim-vendimin për destinimin e rritjes së të hyrave vetanake të vitit 2016, propozim – vendimin për bartjen e mjeteve nga viti 2016 në vitin 2017. Në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa, po ashtu është diskutuar edhe për propozim – vendimin e Kuvendit të Komunës për miratimin paraprak të vendimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të parcelave Nr.P – 72217056 – 00493 – 0, dhe Nr.P – 72217056 – 00494 – 0. Është diskutuar edhe për shkëputjen e tri kontratave për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave komunale. Për shkëputjen e kontratës për Elfete Bislimin, Florim Reçicën, për Lulzim Tashollin si dhe për propozim-vendimin për anulim të përsëritshëm për Hajdin Rishitin. Gjerë e gjatë i bisedua edhe për propozimin për aprovimin e ofertës-raporti i komisionit për dhënien në shfrytëzim për konkursin e datës 14 nëntor të vitit të kaluar si dhe për propozim për aprovim të ofertës – raporti i komisionit për dhënien e tokave në shfrytëzim për konkursin e datës 17 dhjetor 2016 . Anëtarët e KPF-së kanë diskutuar për propozim- vendimin për destinim të pjesës së ngastrës kadastrale 49-0 Z.K. Sazli, propozim- vendimin për destinim të pjesës së ngastrës kadastrale 467-0 Z.K. Papaz. Po ashtu u bisedua edhe propozim- vendimin për dhënien në partneritet publiko-privat për parking publik P-72217092-01749-1, propozim- vendimin për dhënien në partneritet publiko-privat për parking publik P-72217092-01746-0, propozim- vendimin për dhënien në partneritet publiko-privat për stacionin e autobusëve dhe trafikut urban, objekti për kategoritë të dalura nga lufta dhe rasteve tjera për lagjen e tyre si dhe qendra tregtare. Po ashtu u diskutua edhe për propozim për Kuvendin e Komunës për miratimin paraprak të Vendimit për dhënien në shfrytëzim afat gjatë të parcelave P-72217011-01708-2. U bë e ditur se mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, do të mbahet me 9 mars duke filluar nga ora 10:00.