Ferizaj.17.10.2016. Në organizim të Qendrës kosovare për luftimin e kancerit të gjirit dhe shoqatës së onkologëve të Kosovës, sot në Ferizaj është mbajtur ligjëratë, e cila në fokus e ka pasur temën e kancerit të gjirit dhe luftimin e tij.
Gratë pjesëmarrëse, me këtë rast e kanë pasur rastin të njoftohen me rrezikun që paraqet kjo sëmundje, diagnostifikimin dhe mënyrën e trajtimit të saj. Organizatori tha, se gjatë këtij muaji, i cili shënon edhe muajin e luftimit të kësaj sëmundjeje, ligjërata të kësaj natyre do të mbahen në disa qendra të Kosovës. Sëmundja e kancerit të gjirit, e cila më së shumti i prekë gratë, përbën një shqetësim me përmasa globale, është thënë sot në një ligjëratë, organizuar nga Qendra kosovare për luftimin e kancerit të gjirit dhe Shoqata e onkologëve të Kosovës.