Ferizaj.16.02.2018 . Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nën patronazhin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Biblioteka e qytetit “Sadik Tafarshiku” ka organizuar ligjëratën me temën “Rrugëtimi i popullit shqiptar nga koha e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut e deri te pavarësia”.
Në këtë ligjëratë kanë ligjëruar historianët: Skender Lutfiu, Haxhi Ademi, Fatlum Ibrahimi.