Ferizaj

Mbahet Festivali i Recitatorëve në Ferizaj

By FerizajPress

June 03, 2017

Sonte në sallën e teatrit “Adriana”- Ferizaj, u mbajt Festivali i Recitatorëve, organizuar nga Sektori i Kulturës, në bashkëpunim me Klubin Letrar “De Rada” – Ferizaj. Juria e përbërë nga: Ben Apolloni – regjisor, Faruk Buzhala – shkrimtar, dhe Arben Marevci – aktor/dramaturg, vlerësuan kandidatët, të ardhur nga tri kategori të nivelit të shkollave të fillore dhe të mesme të Komunës së Ferizajt.FATOSËT Vendi i parë: ERINA SAHITI Vendi i dytë: TRINGA NUREDINI Vendi i tretë: VJOLA PREKPALAJSHKOLLA FILLORE Vendi i parë: DRIN BAJRAKTARI Vendi i dytë: PJETËR NIKOLLA Vendi i tretë: KALTRINA COKLISHKOLLA E MESME Vendi i parë: BESIANA MUSA Vendi i dytë: DORUNTINË ALIU Vendi i tretë: ELONA SPAHIU

Çmimi special “Misret Halili”: EDONA SALIHU Duke cilësuar këtë aktivitet të suksesshëm, të gjithë ata që kontribuuan për realizimin e këtij festivali. Falënderim i veçantë për punën dhe bashkëpunimin shkon për dy selektorët: Ali Krasniqi dhe Vjollca Ahmeti, që kanë punuar me nxënësit kandidatë për më se dhjetë ditë rresht. Ky aktivitet u mbështet nga MKRS, përmes Klubit Letrar “De Rada”, ndërsa realizoi Sektori I Kulturës- DKRS Ferizaj. Në emër të gjithë ekipit organizativ, i urojmë të gjithë fituesit, po ashtu edhe të gjithë garuesve për një përvojë të mirë në interpretim të fjalës së bukur – poezisë.