Ferizaj

Mbahet ekspozita me temë ‘’riatdhesimi’’

By FerizajPress

March 10, 2018

Ferizaj.10.03.2018. Në sheshin ‘’Ismail Kadare’’ në Ferizaj, u mbajt ekspozita e pikturave të të rinjve me temë riatdhesimi. Ky aktivitet që u organizua nga organizata INPO në bashkëpunim me grupin punues “SoRi” në Ferizaj, u në në kuadër të projektit “Promovimi dhe fuqizimi i shërbimeve sociale në komuna” të financuar nga GIZ-i. Udhëheqësja e Sektorit të Rinisë në Ferizaj Dashurie Ahmeti, tha se në kuadër të këtij projekti sot kanë zgjedhur temën e riatdhesimit, pasi ka qindra qytetarë që kthehen në vendlindje dhe përballen me shumë probleme. “Kemi dalë në rrafshin më të mirë, në rrafshin e përfshirjes së të rinjve që nënkupton me përçu një mesazh përmes pikturës rreth procesit të riatdhesimit, komponenta e riatdhesimit është një komponentë e re që neve si grup punues na obligon që të merremi edhe me këtë problematikë, pasi ka shumë qytetarë të komunës që po kthehen në vendin e tyre dhe po janë disa situata që ata po ballafaqohen”,tha Ahmeti. Arbenita Topalli nga organizata INPO, tha se përmes kësaj ekspozite synojnë vetëdijesimin e të rinjve për të punuar në të mirë të vendit. “Sot jemi duke e zhvilluar ekspozitën me tematikën e riatdhesimit që ka të bëjë më tepër me përcjell një mesazh të rëndësishëm tek të gjithë qytetarët që ja vlen me jetu në Kosovë, me punu për shoqërinë tonë dhe me dhanë kontribut për komunitetin dhe t’i qasemi më tepër arsimit, edukimit shkollor dhe të mos merremi me punë të cilat nuk i takojnë një të mituri siç kemi raste të shumta që fëmijët merren me punë të rënda e që këtë nuk duhet ta lejojmë”,tha Topalli. Ndërsa, nxënësit pjesëmarrës nga këndvështrimet e tyre u munduan t’iu përshtaten temës. “Jam duke e bërë një punim dhe jam duke nda në katër pjesë në mënyrë që me i tregu katër pjesë të jetës dhe ka me vizatu edhe orën me tregu qysh lind njeriu dhe cilat janë qëllimet e tyre, po ashtu ai që e shikon pikturën me gjet vetë se çka kam dashtë me thanë, qëllimi im është me ngrit vetëdijesimin që njerëzit duhet me i kuptu gjërat më abstrakte, tha Verona Misini. Punimet e bëra sot do të dalin në shitje dhe paratë e mbledhura t’iu dhurohen nënave vetushqyese./ TV. Tema