Ferizaj

Mbahet diskutimi publik për Draft Statutin e Teatrit “Adriana”

By FerizajPress

October 19, 2018

Në ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, sot është mbajtur diskutimi publik për Draft Statutin e Teatrit Profesionist “Adriana Abdullahu”. Takimin e hapi Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi, ku pjesëmarrës ishin edhe drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani si dhe Albion Sherifi, anëtar i Këshillit Drejtues të Teatrit “Adriana Abdullahu”, aktorë të ansamblit rezident të aktorëve të Teatrit “Adriana” si dhe mediat e shoqëria civile.