Kultura-Arti

Mbahet aktiviteti kulturorë “Me Kadarenë”

By FerizajPress

June 07, 2016

Ferizaj.07.06.2016– Në kuadër të Ditëve të Kulturës në Bibliotekën e qytetit u organizua aktiviteti kulturorë  “Me Kadarenë”

Në këtë aktivitet morën pjesë  edhe Prof Dr.Qibrije Demiri-Frangu , Profesor  Gëzim Aliu dhe shumë  dashamirë të fjalës së shkruar .

Drejtoresha e Bibliotekës Teuta Demiri tha se ky organizim është bërë  për të shënuar rëndësinë e këtij krijuesi i cili, siç tha ajo, është  shkrimtari , veprat e të cilit më së shumti kërkohen të lexohen në këtë bibliotekë.

Ndërsa  profesoresha Dije Demiri-Frangu tha se Kadare është  një nga krijuesit i cili  jetoi  dhe krijoi në dy sisteme  shoqërore.

“Në kohën  kur Kadare krijoi nuk ishte e lehtë prandaj ai zgjodhi që tu ik temave socialiste përmes temave historike,duke filluar nga koha e Skënderbeut dhe temave me Kanunin. Por bazuar në thënien se “kush noton në një lum të ndotur vështir  është të dalësh i pastër”, por Kadare zakonisht ai ka provuar tu ik shkrimeve me motive politike ,siç kanë bërë shkrimtarë të kohës.Ne Kadarenë do te duhej ta kemi frymëzim  të vazhdueshëm  dhe është shkrimtarë që e ka ndërruar imazhin shqiptarë  dhe është  një emblemë kombëtare” tha Dije Demiri-Frangu.

Me këtë rast  edhe profesori  Gëzim Aliu, i cili edhe është marrë me studimin e veprës së Kadaresë,  mbajti një ligjëratë për vlerat krijuese  dhe meritave  të tij në krijimin e identitetit të letërsisë shqipe.