Të gjithë përfituesit e lopëve qumështore nga komuna e Ferizajt i janë nënshtruar për dy ditë një trajnimi i cili në fokus ka pasur njohjen me mënyrën e mbarshtimit të mështjerrave barse por edhe të viqave.
Ky trajnimi është organizuar nga Drejtoria e Bujqësisë dhe është mbështetur nga organizata Landvird.
Të gjitëh fermerët që kanë përfituar së fundi lopë qumështore nga komuna janë përfshirë në një trajnim dy ditor i cili si qëllim ka pasur rritjen e kujdesit ndaj mështjerrave barse por edhe viqave.
Ekspertë të organizatës Landvir fillimisht kanë ligjëruar për mënyrën e mbarshtimit të viqave.Kështu fermeret kanë përfituar njohuri bazike.
Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Burim Bajrami, ka thënë se më këto ligjërat fermerë do të paisen me njohuri elementare nga fusha e kujdesit .Madje ka thënë se mungesa e këtyre e njohurive mund të sjellë edhe pasoja ngase nuk janë të vogla rastet në të kaluaren kur janë dëmtuar mu për shkak të mungesës ë këtyre njohurive
E fermerët në anën tjetër janë shprehur pro këtyre trajnimeve duke thënë se këto i kontribojnë zgjërimit të njohurive në fushën e blegtorisë.
Ndërsa zyrtarët kanë spikatur se edhe inetersimi i fermerëve ka qenë i lartë.
Në anën tjetër Faik Beqa nga kompania Landvird, ka thënë se krahas misionit që ka kompani në shitjen e teknikës bujqësore, ajo kujdeset edhe për ngritjen e nivelit të njohurive në fushën e blegtorisë dhe veterinës.Ka shtuar se ky trajnim kontribon në rritjen e kualitetit të jetesës së shtazëve por edhe rritjes së profitit nga to.
Bazuar në informtat nga tereni, viteve të fundi blegtoria ka avansuar shumë .Këto trajnime sigurisht se i kontribojnë këtij avansimi.
Komuna e Ferizajt në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë po punon në rritjen e fondeve.Edhe gjatë këtij viti ka paraparë investime në disa sektorë të bujqësisë, transmeton Televizioni Liria.