Ferizaj

Mbahen garat nga biologji për filloristët e Ferizajt

By FerizajPress

May 20, 2017

Ferizaj.20.05.2017. Në shkollën “Kuvendi i Arbërit”  janë mbajtur garat  nga lënda e biologjisë për nxënësit e shkollave fillore të Ferizajt.

Kjo garë po organizohet për të tretin vit me radhë  nga shoqata e biologëve “Bioekos” në mbështetje të DKA-së.

Për interesimin e nxënësve  për lëndët shkencore  tregon edhe pjesëmarrja e tyre me një numër të madh.Në këto gara kanë marrë pjesë  36 shkolla të mesme të ulëta të komunës së Ferizaj me gjithsejtë 146 nxënës.

Por, edhe këtë vit,si edhe herave të tjera që të ketë një mbarëvajtje dhe vlerësim  të drejtë nuk është kursyer edhe profesori i biologjisë Mejdi Musliu. Për këtë  edhe është falënderuar nga organizatorët,  shoqata e biologëve “Bioekos”.

“Ne si anëtarë të shoqatës dhe kolegë mësimdhënës,i jemi mirënjohës Prof.Mejdi Musliut i cili për tre vite,harton kontrollon dhe del me rezultate, paster e ndershëm dhe gjithë këtë punë në bazë vullnetare,pa asnjë mbështetje materiale.Ne si shoqate,i urojmë punë të mbarë prof. Mejdi Musliut. Nxënësve pjesëmarrës suksese në garë, gjithashtu i bëjmë thirrje DKA-së,drejtorit Muhamet Halili dhe kryetarit të komunës Muharrem Sfarqa, të na mbështesin moralisht e materialisht, në aktivitetet tona me nxënës, në të kundërtën këto gara e aktivitete do të shuhen plotësisht” ka thënë Sevdije Vishi, përfaqësuese e shoqatës “Bioekos”

REZULTATET: Pjesëmarrëse 36 shkolla,gjithsej 146 nxënësKLASA – VI-tëRinesa Sadriu sh.m.u.”Dëshmorët e kombit” vendi i parë, me 100 pikëLeart Bislimi sh.m.u.”Ismail Qemaili” vendi i dytë ,96 pikëElda Asllani,sh.m.u.”Jeronim De Rada” vendi i tretë,92 pikëEra Bytyqi,sh.m.u.”Astrit Bytyqi” vendi i tretë,92 pikëSueda Elza,sh.m.u.”Ganimete Terbeshi”vendi i tretë,92 pikëKLASA e VII-tëAnite Sallahu,sh.m.u.”Jeronim De Rada”,vendi parë,100 pikë Ervana Salihi,sh.m.u.”Ganimete Terbeshi”,vendi dytë 97.04 pikëArgëtim Beqiri, sh.m.u.”Muharrem Shemsedini”vendi i tretë,96.86pikëKLASA e VIII-tëDeliza Sylejmani sh.m.u.”Gjon Serreçi”,vendi i parë,100 pikëAlbion Muaku sh.m.u.”Astrit Bytyqi”,vendi i parë,100 pikëLeis Terstena sh.m.u.”Tefik Çanga”,vendi i dytë,96 pikëLaureta Maliqi sh.m.u.”Vezir Jashari”vendi dytë,96 pikëFlorent Çerkini,sh.m.u.”Muharrem Shemsedini”vendi i dytë ,96 pikëEdona Alija,sh.m.u.”Terren”vendi i tretë 92 pikë.KLASA IX-tëElire Gashi,sh.m.u.”Jeronim De Rada”vendi parë,100 pikëAulonë Zymberi sh.m.u.”Jeronim De Rada”vendi parë,100 pikëEnkelejda Shabani.sh.m.u.”Tefik Çanga” vendi i dytë,95.7 pikëShqiponja Berisha sh.m.u.”VezirJashari”,vendi dytë 95.7 pikëShkurtesa Krosa sh.m.u.”Visar Dodani”,vendi i tretë,92.4.pikëPranvera Bytyqi sh.m.u.”Astrit Bytyqi”,vendi i tretë 92.4 pikë.