Ferizaj

Mbahen garat me biçkleta të filloristëve në Ferizaj

By FerizajPress

June 10, 2016

Në kuadër të aktiviteteve të policisë në bashkësi, gjatë këtij muaji është implementuar projekti,,Garat me biçikleta” ku kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i nxënësve të  shkollave fillore nga komunat Ferizaj,Kaçanik,Shtime dhe Hani i Elezit.

Qëllimi i këtij projekti ka qenë vetëdijesimi i nxënësve ,si dhe sensibilizimi  mbi rreziqet me të cilat ballafaqohen ata gjatë rrugëtimit të tyre shtëpi-shkollë dhe anasjelltas.

Projekti është implementuar fillimisht me ligjërata nëpër shkolla,mandej nga ana e stafit të shkollave janë përzgjedhur nxënësit të cilët ju kanë nënshtruar testit me shkrim mbi njohuritë në komunikacion,shenjat e trafikut etj.dhe në fund me 10.06.2016 ,në Ferizaj,te halla e sporteve ,,Bil Klinton” është mbajtur pjesa praktike e garës me biçikleta, ku kanë marrë pjesë 20 nxënës-garues duke prezantuar aftësitë e tyre.

Pas përfundimit të garave, komisioni i përbërë prej përfaqësuesve të PK-së, arsimtarëve dhe prindërve,në bazë të rezultateve të arritura si në pjesën teorike dhe ate praktike,ka shpalur fituesit e kësaj gare në nivel rajonal:

Vendi i I – Denisa Shehu, ShFMU,,Jeta e re”,fshati Greme,Ferizaj-dhuratë një biçikletë

Vendi i II-Denis Azemi , ShFMU ,,Vezir Jashari” Ferizaj,dhuratë një kupë

Vendi i III-Fidan Vishi,ShFMU ,,Emin Duraku” Kaçanik,dhuratë një kupë

Gjatë realizimit të këtij projekti,bashkëpunimi me Drejtoritë komunale të arsimit,drejtorët e shkollave dhe arsimtarët ka qenë i jashtëzakonshëm dhe besojmë se edhe në të ardhmen do të bashkëpunojmë në projekte të tjera në interes të nxënësve.