Gjatë ditës së sotme, organizuar nga Drejtoria e Arsimit dhe Shoqata e Fizicientëve nga Ferizaj, në ambientet e shkollës “Tefik Çanga”, u zhvilluan Garat Komunale të Fizikës për nxënësit e klasëve të 9, 10, 11 dhe 12.
Dy nxënësit më të suksesshëm nga çdo klasë, do të marrin pjesë në Garat Republikane që do të mbahen gjatë këtij muaji.