Ferizaj

Mbahen garat automobilistike në Ferizaj

By FerizajPress

July 31, 2016

Për herë të dytë në komunën e Ferizajt, këtë të diel janë mbajtur garat automobilistike në të cilat morën pjesë rreth 50 ekipe nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.

Hapjen e kësaj gare e bëri numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai këtë garë e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme me vet faktin se po mbahet për herë të dytë në qytetin tonë.