“Kryeministrja britanike, May do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë udhëtimit të saj njëditor në Ankara”, sipas “Downing Street”.
Ajo do të takohet për një darkë pune me kryeministrin turk, Binali Yildirim para se të largohet nga vendi.
“Ata do të diskutojnë për një marrëdhënie të re tregtare dhe për një partneritet strategjik të sigurisë”, citoi BBC një zëdhënës të May.
Turqia është një vend kandidat për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, edhe pse kërkesa e saj për anëtarësim ka ngecur dhe marrëdhëniet me Brukselin dhe vendet kryesore si Gjermania janë tensionuar shpesh, pjesërisht për shkak të shqetësimeve lidhur me çështjet e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.