Lajme

Mavrova e para për dëborë dhe temperaturë më të ulët

By FerizajPress

January 25, 2017

Deri në ora 8 e mëngjesit, më së shumëti borë ka rënë në Mavrovë (72 cm), kurse më pak në Presekë (1 cm). Bora arriti nivele të larta edhe në Pozharan dhe Llazaropole (50 cm), Gjurishte (45cm), Krushevë (31 cm), rajon të Tetovës (30), Manastir (28), Berovë (25), etj.

Sa i përkët temperaturës, në Mavrova ka qenë më ftohtë (-8°C), pastaj Kriva Pallankë dhe Pozharan (-7°C), Llazaropole dhe Kumanovë (-6°C), Tetovë, Krushevë dhe Berovë (-5°C), Shkup, Dibër, Shtip dhe Topollçan (-4°C), etj./Telegrafi/