Lajme

Matoshi e quan karnaval inaugurimin e Thaçit president

By FerizajPress

April 08, 2016

Njohësi i çështjeve politike Halil Matoshi, ka thënë se do të donte që t’i jepej një shans Hashim Thaçit për president, mirëpo ai tanimë e ka dëshmuar se nuk mund të jetë kryetar i shtetit. Sipas tij festa e inaugurimit të Thaçit në shesh ngjanë me karnavalet.

“Kisha pas qejf me i dhanë shans Thaçit, mirëpo duke e njohur gjatë, ky njeri mbetet i pandryshueshëm. Njeri pragmatik, i paemancipuar. Ky vazhdon të jetë shef i PDK-së, dhe kurrë nuk ka me qenë shef i shtetit”, ka thënë ai në Click të rtv21.

Sipas tij, ai gjatë ditës së sotme dha premtime për ato që nuk ka mundur t’i realizojë përgjatë viteve.

“Sot ai premtoi se do t’i realizojë ato, që qe dy mandate ka dështuar”, është shprehur Matoshi.

Ndërsa, “festën” e nesërme për inaugurimin e presidentit, ai e ka quajtur “karnaval”, me ç ‘rast ka thënë se i dhimbsen paratë që do të shpenzohen.