Ferizaj

Materialet nga ndëtrtesat  po rrezikojnē qytetarët nē Ferizaj

By FerizajPress

August 22, 2016

  Materialet nga ndërtesat e vjetra  por edhe nga ato  më të reja shpesh  po paraqesin rrezik për kalimtarët e rastit. Ka ndodhur shpesh  që pjesë të mureve  dhe materiale të ndryshme  të binë nga laryësitë e ndësrtesavë.

Një qytetar   ka dërguar  në redaksinë e FerizajPress disa foto të një ndërtesë në rrugën “Rexhep Bislimi” ku shihet se kulmi ka filluar të  prishet dhe të bie pjesë pjesë.

“ Pak kohë më parë kur filloi edhe  era të fryej këto pjesë  ishin shumë të pasigurta dhe  nëse bien nga ajo lartësi mund të jenë të rrezikshme  për qytetarët” ka thënë ky qytetarë.

Kohë më parë nga rënia  e materialeve nga  katet e larta të ndërtesave në Ferizaj  kishte ndodhur edhe një aksident me fatalitet.