Ferizaj

Mashtroi qytetarët me bileta avioni, arrestohet i dyshuari

By FerizajPress

November 17, 2017

Ferizaj.17.11.2017. Sh.N 30 vjeç, punonjës në një agjension turistik në Ferizaj, është arrestuar nga Policia nën dyshimin se ka mashtruar disa persona duke u shitur bileta avioni për udhëtime nëpër shtete të ndryshme evropiane të cilat bileta kanë rezultuar se nuk kanë qenë të rezervuara dhe të regjistruara në sistemin e fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës, ku viktimat përkundër pagesës nuk kanë mundur të udhëtojnë. Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe i njëjti e ka pranuar në tërësi veprën e kryer. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia njofton se më 15 nëntor 2017, rastin në polici e kanë paraqitur tre persona në cilësinë e viktimës. Duke u bazuar në deklaratën e të dyshuarit, hetuesit policorë dyshojnë se mund të ketë persona të tjerë të mashtruar në këtë mënyrë, andaj Policia lut të gjithë ata që kanë pasur përvoja të tilla që sa më parë t’i paraqesin rastet në stacionin policor në Ferizaj.