Mashtroi për aksidentin, dëshmia e fëmijës çon në pranga 26 vjeçarin

By FerizajPress

June 04, 2016

Një i ri nga Berati është vënë në prangat e policisë së Fierit, i dyshuar si shkaktar i një aksidenti., gjatë ditës së djeshme në aksin rrugor. Sipas njoftimit të policisë shoferi duke drejtuar mjetin veturë tip “Opel” me targa AA 024 GB, ka goditur 11-vjeçarin B.T., banues në fshatin Ferras, Divjakë i cili udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e kësaj përplasjeje është dëmtuar fëmija, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjës në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit e shoqëroi fëmijën për në spital dhe nuk tregoi për aksidentin, duke thënë se e gjeti të aksidentuar dhe e kishte dëmtuar. Por ishte i mituri ai që tregoi se ishte pikërisht Pire që e kishte përplasur, duke çuar në arrestimin e tij.

The post Mashtroi për aksidentin, dëshmia e fëmijës çon në pranga 26 vjeçarin appeared first on Lajminet.