Editorial

Mashtrimi i madh historik

By FerizajPress

February 19, 2018

Reagojnë enveristët me rastin e 27 vjetorit të rrëzimit të shtatores së shokut Enver Hoxha Mashtrimi i madh historik Në vitet 90-ta kur ish vendet socialiste kishin hyrë në një fazë të stuhishme të shkatërrimit, shovenistët serbë për ta zhvendoss vëmendjen e faktorit ndërkombëtarë nga Kosova, të cilën pasi e kishin gjakosur mirë e mirë kësaj të fundit ia detyruan në vend të autonomisë së mëparshme një kushtetut të aprovuar nga tankët dhe grykat e kallashnikovëve. Serbomëdhenjët së pari i fryejnë valles së përgjakshme fillimisht në Rumani por pa lënë anash as Shqipërinë. Që në vitet 90-ta misionar serb, por që fatkeqsisht ishin shqipfolës endeshin posht e lart nëpër Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë, me shuma të mëdha parash, për t’iu kriju bindjen vendorëve, se pot ë kishin qenë ata pjes e Jugosllavisë, as qumshti i zogut s’do t’iu mungonte. Dhe pikërisht kështu njëri pas tjetrit filluan të krijoheshin dhe tuboheshin krimbat dhe kërminjtë të cilët s’do të ndaleshin derisa Shqipërinë ta shkatërronin edhe më keq se gjatë okupimit fashistë. Me 20 Shkur të vitit 1991, nëpër sheshet e Tiranës, po buqiste ora e zezë e historisë. Ata që këtë zhvillim shkatërrues mund ta ndalnin, heshtën e mandej indirekt edhe e ndihmuan sepse ishin të bindur se ndryshimet ideologjike do të ishin vetëm ndryshim i kostumeve politike që domethënë nga të parët e majt do të kalonin në të parët e djathtë. Ata shpresonin se në majën e piramidës së rebelimit e kishin vendosur njeriun e tyre Sali Berishën. Por sikur harruan se ai tanimë nuk ishte nën sqetullën e tyre, si dikur që i dridhej buza kur përmendëte Enverin dhe partinë. Me 20 Shkurt turma e qorragjinjëve që e kishte shpirtin të shitur tek serbët e ndërkombëtarët, e udhëhequr nga Berisha, Hajdari, Pashko, Ceka, e ndoni tjetër bandit. Duke e shfrytzu hilen e nomenklaturës udhëheqëse të deri atëhershme e rrëzuan përdhe shtatoren e viganit të vegjëlisë Enver Hoxha. Sikur Noli I madh të ishte gjallë për 20 Shkurtin e vitit 1991 me siguri do të shkruante: Nënë Shqipëri më qajë në Tiranë. Sepse u ngrit një grup tiran. Aty pran sheshit Skënderbe. Shqipëria krenare u shtri për dhe. Sot ti vështrosh ato ngjarje, aq të qoroditura dhe aq poshtëruese për Shqipërinë të krijojnë një tmerr të vërtet. Megjithatë ngjarjet e viteve 90-ta nuk ishin vetëm një episode i izoluar, por një valë massive e shkatërrimeve të pamëshirshme ku u përmbys çdo gjë, u dogjën e shkatërruan fabrikat, uzinat, kombinatet, u shkulën drujtë frutorë, u pren pamëshirshëm malet, u thyen dhe vodhën koperativat, u shkatërru sistemi arsimor dhe u përmbys kultura e deri atëhershme populore për ti lënë radhën në vazhdim edukimit dhe kulturës së bandave të hajdutëve të pronarëve të drogës dhe gjithëfarë pislliqesh që mund ti kultivoj vetëm demokracia e sojit fashistë. Shqipëria që dikur kundërmonte arom limoni dhe portokalli u kthye në një poligon hashashi. Kur njeriu I sheh me sy objektiv këto zhvillimet e pas viteve 90-ta në Shqipëri dhe sidomos të 97-tën, të krijojnë përshtypjen sikur ky vend të jetë I mallkuar nga mbinatyra. Por ne mendojmë se Berishën nuk e ngriti në karrier ndonjë fuqi jashtë njerëzore por atë e lartësuan një grup shqipëtarësh, disa të tjerë heshtën, e ata që kundërshtuan nuk ishin mjaft serioz. Megjithatë shqipëtarët njëher e mirë duhet të kuptojnë se ç’farë ftyrzinjë kanë në timon të shtëtit. Ata që s’e duruan dot autoritetin e Enverit, po I durojnë sot duart e ambasadorëve ndërkombëtarë që po I tërheqin politikanët për hunde dhe qe besa po ua zgjasin veshët sa të Gomarit. Shqipëtarët aktualisht kanë vetëm dy zgjidhje: O duhet ti asgjësojnë si qejtë bandit e mbrapshta të politikës, Ose do të jetojnë të poshtëruar e të prangosur si skllevër.

Në emër të LPSH-KVE Remzi Hasan