Lajme

MASHT-i merr vendim për kompensimin e tri ditëve të mësimit të humbura gjatë dimrit

By FerizajPress

May 08, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim për kompensimin e tri ditëve të humbura të mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës gjatë dimrit për shkak të kushteve atmosferike.

Sipas këtij vendimi, në gjithë nivelin e arsimit parauniversitar, duhet të zëvendësohen ditët e humbura të mësimit gjatë datave 28.02.2018, 01.03.2018 dhe 02.03.2018.

Të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit obligohen që të informojnë me shkrim MASHT-in për ditët e kompensuara.

Po ashtu, komunat që tashmë i kanë kompensuar këto ditë të humbura të mësimit, duhet të sjellin dëshmi në MASHT për kompensimin e tyre.