Lajme

MASHT do të ndajë 681 bursa për studentët më meritorë të arsimit publik

By FerizajPress

December 21, 2018

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim për ndarjen e 681 bursave për studentët meritorë të arsimit publik në Kosovë.

I pari i arsimit në Kosovë thekson se:

“Që në fillim të mandatit tim si ministër i Arsimit, kam kërkuar të rritet buxheti për bursat e studentëve dhe si rezultat i këtij përkushtimi tashmë jemi në një moment shumë më të mirë.”

Sipas ministrit Bytyqi, këtë vit është rritur nga 200 mijë në 600 mijë euro, njofton ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, përcjellë Klan Kosova.

Vlera e bursës në bazë të vendimit të MASHT, do të jetë 880 euro.