Ferizaj

MASH merr vendim për punonjësit që vonohen në punë

By FerizajPress

October 11, 2020

MASH merr vendim për punonjësit që vonohen në punë, paralajmërohen ulje të pagave në gjithë sektorin publik

Me nxitim i është drejtuar zyrës.

Njejtë po vepron edhe një punonjës tjetër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Me kaq nxitim mund të mos u drejtoheshin zyrave deri një ditë më parë, por një vendim i nxjerrë nga MASH për zyrtarët e këtij institucioni parasheh që ata që vonohen më shumë se 15 minuta do të përballen me një masë disiplinore që mund të çojë deri në ndaljen e 40% të pagës.

‘’Nëse kjo ndodh tri herë gjatë javës, atëherë atij do t’i jepet një vërejtje me gojë, pas së cilës pason vërejtja me shkrim për vonesën e katërt, por nëse i njëjti  vonohet 5 herë brenda muajit 15 minuta në punë, atëherë ndaj tij do të merret masa disiplinore e ndalimit të 20 deri në 40 përqind të pagës për një periudhë deri në gjashtë muaj’’, thuhet në vendimin e MASH.

E këtë vendim, një zyrtar po e sheh si të drejtë.

Ai thotë se këtë rregull e ndjek që 33 vite.

 “Mire është vendimi duhur, unë qe 33 vite punoj dhe asnjëherë s’jam vonuar vij me kohë. E kjo mënyra me heqje të pagës është si lloj parandalues që vonesa të tilla të mos ndodhin’’

Edhe një zyrtare tjetër po e sheh vendimin si të arsyeshëm.

Megjithatë vonesat duket se po vazhdojnë ende.

E ata që nuk po e respektojnë rregullin, nuk pranuan as ta komentojnë këtë vendim.

Sipas burimeve të T7, një urdhëresë të ngjashme e kanë bërë të gjitha ministritë, pas një takimi dhe pajtimi të sekretarëve permanent të të gjitha ministrive të Qeverisë së Kosovës.

Urdhëresa ka hyrë në fuqi nga 1 tetori.

Megjithatë, ky nuk është ndryshimi i vetëm që po bëhet në sektorin publik.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka paralajmëruar uljen e pagave në këtë sektor.

Sipas Krasniqit se një veprim i tillë do ta shpëtonte sektorin privat në Kosovë.

 “Në këto raporte nuk përjashtohet asnjë mundësi, po them edhe pagat, për arsye që në rast se i zvogëlojmë investimet ne do ta zvogëlojmë mundësinë e rritjes ekonomike, e që kjo ndikon komplet edhe në sektorin privat. Unë po e mirëkuptoj nga një herë edhe sektorin privat kur thonë se ju sektori publik nuk jeni prek prej pandemisë, sepse kanë të drejtë. Prandaj, është mirë më shpejt të intervenohet” thotë Agim Krasniqi, Zëvendësministër i Financave

Por këto propozime të Krasniqit po i kundërshtojnë shërbyesit civil.

Kryetari i sindikatës në Ministrinë e Pushtetit Lokal, Driton Xhafa tha se një gjë e tillë do të ishte shumë e pa drejtë ndaj shërbyesve civil.

 ‘’Është e padrejtë diskutimi dhe marrja e vendimit. Punonjësit civil janë armata e funksionimit të shtetit, është shumë e pa dëshirueshme kjo për ti ndëruar pagat ose e ngjashme.”, thotë Driton Xhafa, Kryetar i Sindikatës MAPL

Sipas Xhafës,  nëse ulen pagat zyrtarët do të  marrin dikund rreth 200 euro.

 ‘’Shumica kanë konficientit prej 5 deri në 8 që nënkupton një mesatare që pëarfësisht ib jen 250 euro, nënkputphet që paga e tyre mund të jetë dikun 200 euro. Janë mbulue shpenzimet për ata persona që kanë punu gjatë pandemisë, një gjë e tillë nuk a ndodhe me neve, tash ato paga duhen mu mnuli me paga tona, sështë e drejtë.’’

Xhafa paralajmëroi se nëse ulen pagat e zyrtarëve civil, do të ketë greva e protesta.