Lajme

Masakrohet nga “maskat” familja shqiptare në Athinë, vdes gruaja, rëndë burri

By FerizajPress

February 03, 2017

Burime zyrtare bëjnë me dije se dy persona me maska kanë hyrë rreth orës 02:00 të mëngjesit në familjen shqitare duke i terrorizuar ku kanë ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve në pranë të dy fëmijëve të mitur.

Nga të dhënat e para mësohet se ata kanë qëlluar me armë në kokë gruan 50-vjeçare, e cila vdiq në vend, ndërkohë që lanë të plagpsur rëndë burrin e saj, 53 vjeçar.

Ndërkohë, i plagosur me një objekt të mprehtë në fytyrë mbeti djali 27-vjeçar i ciftit, ndërkohë që skena u pa edhe nga vajza 17-vjecare.

Hetimet e para flasin për grabitje. Policia thotë se dy personat, grabitës kanë marrë një portofol, por nuk dihet shuma e parave që kishte brenda./albeu.com/