Masakër në Serbi, vriten 5 persona (Foto/Video)

By FerizajPress

July 02, 2016

Mediat serbe bëjnë të ditur se një person me inicialet Z.S., gjatë një zënke në një lokal, ka vrarë pesë persona dhe ka plagosur rëndë 20 të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur të dje (e premte) pasdite rreth orës 13:40, në një lokal të quajtur Zhitishtë në Zrenjanin të Vojvodinës, ku personi i armatosur ka hyrë në lokal me një armë automatike dhe ka shtënë mbi mysafirë.

Siç bëhet e ditur nga policia serbe, personi fillimisht kishte shtënë mbi gruan e vet dhe, më pas, edhe në katër persona të tjerë.

“Ai fillimisht ka qëlluar dhe ka vrarë gruan e tij dhe një person tjetër femër dhe më pas ka vazhduar për të shtënë në qytetarët që ishin në atë moment në kafene”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, transmeton lajmi.net.

Dëshmitarët e rastit kanë thënë se në fillim, kur kishin dëgjuar të shtënat me armë, kishin menduar se janë fishekzjarrë, por më pas kur kishin arritur në vend të ngjarjes, panë se bëhej fjalë për vrasje.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa personi që kreu vrasjet është arrestuar dhe është dërguar në polici./lajm.net

The post Masakër në Serbi, vriten 5 persona (Foto/Video) appeared first on Lajminet.